Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në Mynih me ftesë të Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Në postimin e tij, Kryeministri shqiptar e cilësoi Söder-in si një “mik të çmuar”, me të cilin, sipas tij, është ndërtuar një partneritet i posaçëm mes Shqipërisë dhe landit të fuqishëm gjerman të Bavarisë.

“Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z. Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë,” shkroi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb