Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cili do të jetë skenari i protestave të opozitës.

Teksa protesta e radhës është më 28 shkurt, Berisha tha se fokusi i opozitës nuk është vetëm çështja ‘Balluku’, por dhe afera të tjera. Ai tha se Rama është ‘nëna e aferave’.

“Protestat tona nuk kanë në fokus Ballukun, fokus kryesor është kryehajduti i kombit Edi Rama. Balluku është aksesori i tij, një aksesore e tij. Por revolta, kryengritja paqësore ka në epiqendër Edi Ramën për ne. Çdo qytetar duhet ta kenë të qartë , ai është nëna e nënës së të gjitha këtyre aferave që kanë dalë, AKSHI është të paktën 3 herë më kriminal, më i rëndë se çdo aferë tjetër. A dini se nëse në aferën Balluku janë vjedh taksat e çdo shqiptarëve në aferën AKSHI janë vjedh të dhënat personale të çdo shqiptari. Çdo e dhënë në telefonat e tyre, në galeritë e fotografive, bisedat  e tyre që të gjitha janë plaçkitur.  Pra e kuptoni ju që kartelet e drogës kanë të dhënat për çdo qytetar, për çdo ambasador, për çdo njeri që jeton në Shqipëri. AKSHI është afera më e pashembullt në historinë e Europës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: