TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar mëngjesin e sotëm procedurën e re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë.

Rama shkruan se eliminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto për qytetarët.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë?”, shkruan Rama.

Me anë të kësaj risie hiqen rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë!). I kursen qytetarëve rreth 300, 000,000 lekë në vit.

Me propozimin e DPSHTRR, bazuar në sistemet e reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave të mjetit si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, shkresave, burokracive dhe vetëdeklarimit e ndërveprimit mes strukturave të shërbimeve publike, u miratua në 18 janar udhëzimi nga MIE që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokument teknik nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE.

Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentet në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj, që përbëjnë një numër minimal rastesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: