Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka cilësuar kryeministrin Rama si “një fosile primitive që kutërbon era mafie”.

Sipas Vasilit sot vendi qeveriset nga një fosile me mentalitet të prapambetur dhe primitive në çdo sjellje e veprim, ndërsa shtoi se ka mentalitetin komunist të mbylljes së gojës, shantazhit e kërcënimit ndaj medias.

Vasili shkroi në Facebook se emri i kryeministrit është simboli i korruptuesit ordiner dhe pazarxhiut mafioz që ka arritur kulmin me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Postimi i plotë:

Edi Rama kjo fosile primitive, qe kutërbon erë mafie!
Sot Shqiperia qeveriset nga nje fosile tmerresisht e prapambetur si mentalitet, primitive ne çdo sjellje e veprim dhe qe kuterbon ere mafie ne cdo aksion dhe çdo gje, qe prek me dore.
Fosile ne mentalitetin komunist te mbylljes se gojes, te shantazhit e kercenimit ndaj medias pikerisht ne shekullin e 21, kur fale tenologjise perjashtohet dhe behet absolutisht e pamundur izolimi absolut i informacionit i dhe daljes se te vertetave.
Fosile ne sjelljet idiote megalomane te nje efendiu matuf qeveritar, qe ben sikur ka ne dore token e qiellin, jeten dhe vdekjen, lindjen e diellit dhe daljen e henes, sjellje keto te mbaruara prej me shume se nje shekulli.
Fosile, qe ne te gjithe mediat e botes emri i tij eshte simboli i korruptuesit ordiner dhe pazarxhiut mafioz, qe arriti kulmin me McGonigal.
Primitiv deri ne dhimbje ky zdap dy metra i gjate qe derdellit me ore te tera neper tv kur dihet qe askush nuk do qe ta degjojë.
Primitiv kur nuk jep llogari ne parlament duke u sjelle si nje gdhë, qe nuk kupton se ne kete sistem ku jetojme llogaridhenia eshte detyrim qe nuk e shmang dot kerkush dhe jo qejfi i nje primitivi.
Primitiv sepse keto sjellje te marra me parlamentin qe ky ben, te pakten per aparence formale, nuk i bejne më as liderat me autoritare ane e mbane globit.
Primitiv deri ne psikopati eshte gjithshka flet dhe ben ne parlament duke i ngjare nje alabaku ordiner rruge pa asnje lidhje me nje kryeminister.
Primitiv kur flet ne parlament me gjuhen e ndyre te nje te droguari.
Kuterbon ere mafie kur perdor taksat e shqiptareve si qesen private te lekeve te tij dhe i vjedh dhe i shperdoron egersisht.
Kuterbon e qelbet ere mafie kur kthen zyren e tij ne nje shpellë mafioze ku hyjne lloj soj privatesh per te ndare sekretet, pronat dhe sulmet politike sic beri me McGonigal.
Kuterbon e qelbet ere mafie kur urdheron palacot e tij ne parlament, qe te votojne dhjetra ligje me porosi per tu vjedhur miliarda euro shqiptareve.
Kuterbon ere mafie kur kthen Shqiperine ne narkoshtetin e vetem te Europes dhe ky rri ne krye te qeverise si nje gjel mbi plehun e mafies.
Kuterbon ere mafie kur e kthen Shqiperine ne lavatrice te parave te pista qe shkaterrojne ekonomine bisnesin e ndershem dhe detyrojne shqiptaret te ikin e te ikin me qindra mijra.
Kjo fosile primitive qe vjen ere mafie vjen verdalle akoma neper Shqiperi.
Si e tille kjo fosile duhet çuar e trajtuar ne te njejten menyre si trajton ai plehrat e Tiranes, qe i gropos duke vjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: