Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama që bëri dje në media për çështjen ‘McGonigal’.

Në një postim në ‘Facebook’, Vasili thekson se Rama, pasi ka refuzuar llogaridhënien në Parlament është vetasgjësuar ligjërisht dhe moralisht. Sipas Vasilit, Rama vjedh dhe shkatërron pronat e shqiptarëve përmes banditëve të IKMT, që zbatojnë urdhrat e tij mafioze e të paligjshme.

“Asnjë kompleks nuk duhet patur ne kete beteje në emër të ligjit dhe të interesit publik aq te rrënuar e tronditur nga veprimet e këtij individi, që përfaqëson një gërmadhe korruptive dhe zuzar mafioz.”, -shkruan Vasili.

REAGIMI I VASILIT
Edi Rama një gërmadhe korruptive dhe zuzar mafioz!
Duke refuzuar llogaridhenien ne Parlament ky individ eshte vetlarguar dhe vetasgjesuar ligjerisht dhe moralisht.
Antikushtetues, I paligjshem, i korruptuar dhe korruptues, ky individ eshte thjesh nje zaptues ordiner i zyres se kryeministrit dhe qe nuk ka as lidhjen me te vogel as me shtetarin dhe njeriun e ligjit, por vetem me antiligjin dhe antishtetin.
I deshtuar ne çdo drejtim, i korruptuar ne çdo pikpamje dhe mafioz ne cdo veprim ky eshte portreti i kryeministrit me dizaster, qe Shqiperia ka pare ndonjehere.
Deshtak ekzemplar Edi Rama eshte kryeministri qe i ka sjelle vetem te keqia te renda sepse :
E beri Shqiperine narkoshtetin e vetem te historise se Europes.
E beri te paren per korrupsion ne Europe dhe te dyten ne bote.
Largoi nga Shqiperia qindra mijra shqiptare me keq se ne fund vitet 90′.
Tmerrohet nga llogaridhenia dhe nuk vjen ne Parlament, pasi eshte i zi ne cdo veprim aq sa korruptoi edhe Mc Gonigal per interesat e tij mafioze politike e personale duke bere pis edhe mardheniet aq te rendesishme me SHBA.
E ktheu zyrën e kryeministrit në një çerdhe mafioze te neveritshme.
E ktheu parlamentin përmes deputeteve te tij te pacipe ne noterizues te vjedhjeve te tij prej miliarda eurosh dhe prodhues ligjesh me porosi te mafies dhe oligarkëve
E futi Shqiperine ne listen e zeze te pastrimit te parave.
E futi Shqiperine nen monitorimin e BE si vend me financa te shkaterruara nga pikpamja fiskale.
E vodhi me inceneratoret per qindra milion euro.
E vodhi me Portin e Durresit per miliarda euro.
Vjedh dhe shkaterron pronat e shqiptareve permes banditeve te IKMT, qe zbatojne urdherat e tij mafioze e te paligjshme.
I la shqiptaret pa drejtesi duke shkaterruar dhe kapur drejtesine per veten e tij dhe per interesat e bandes se tij mafioze.
I shet kufijte e Shqiperise si nje tradhetar dhe mafioz si askush ne histori.
I futi thikën pas shpine Kosoves me kufijte dhe Ballkanin e Hapur.
Si perfundim çdo mjet per largimin e ketij individi te paligjshem eshte legjitim.
Asnje kompleks nuk duhet patur ne kete beteje në emër të ligjit dhe të interesit publik aq te rrënuar e tronditur nga veprimet e këtij individi, që përfaqëson një gërmadhe korruptive dhe zuzar mafioz.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb