Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se asgjë nuk e bllokon projektin e Korridorit VIII. Në një konferencë të mbajtur me gazetarët këtë të premte, ai nënvizoi se po përgatiten të gjitha hapat dhe se detajet do të bëhen publike kur gjithçka të jetë gati.

Rama shtoi se ‘ata që kanë menduar se do ta nënshtrojnë Republikën e Shqipërisë qofshin këto forca të brendshme apo të jashtme do mbeten me gisht në gojë’.

“Ne duam që të bëhemi pjesë e një shtëpie që zotëron pasuri të mëdha. Projekti ynë i portit tregtar dhe ushtarak, është në tryezën e NATO-s. Ka kaluar në të gjitha nivelet e kontrolleve. A mund të bënim ne një bazë ushtarake që të shfrytëzohej nga NATO në atë pellgun e Porti të Durrësit, aktual? Jo s’mund ta bënim! Pikërisht për seriozitetin e madh që ka ky projekt, u afruam drejt një qasjeje me një kompani serioze, që mund ta bëjnë copë të gjitha tenxheret. Gara u organizua dy herë, dhe në të dyja herët ka pasur shumë interes. Kriteret e forta s’do të thotë se s’ka kompani që nuk i plotëson, por që nuk je i aftë t’i plotësisht. Këtë herë ndodh një koincidencë fatkeqe për shkak të krizës së çmimeve. Nuk e kemi fare informacionin që ka pasur një komponent tjetër që ka ndikuar në tërheqjen e kompanisë. Dua t’u jap një sms atyre q kanë ndikuar në bllokimin e Korridorit VIII, dhe s’do të munden dot më. Ne do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Kaq për këtë! Nuk them më shumë se jemi duke përgatitur hapin tjetër, dhe në momentin kur do të jemi gati, do ta hedhim. Të gjithë ata që kanë menduar që do ta nënshtrojnë republikën e Shqipërisë, qofshin forca të brendshme apo të jashtme, do të ngelen me gishtin që do të dëshirojnë, në gojë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: