TIRANE-Deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka reaguar në Twitter pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për miratimin e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit kundër krimit dhe paralajmërimit se në Shqipëri do vijnë edhe agjentë të FBI për të dhënë kontributin e tyre.
Përparim Spahiu thotë se FBI vjen për kryeministrin.
“FBI po vjen për ty o qyqar. Respekt për avokatin që me thënë të drejtën jo gjithmonë e kemi marrë seriozisht. Pranvera po vjen”- ka shkruar në Twitter Përparim Spahiu.
(d.d/BalkanWeb)