Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, është shprehur skeptik për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut në Këshillin e Mandateve më 12 mars.

Alizoti u shpreh në “Kjo Javë”,  ka komentuar zhvillimet politike lidhur me çështjen nëse Belinda Balluku do të vijojë të mbajë mandatin e deputetes.

Sipas tij,  kjo zvarritje tregon se ai do të përdorë taktika politike për ta fshehur nga politika, por për t’i ruajtur sigurinë asaj dhe vetes së tij.

“Më 12 mars ai nuk do t’ia heqë mandatin asaj, kjo është bindja ime, kështu mendoj momentalisht. Rama, në pasojat politike, me ato që unë kam parë e dëgjuar, me ndërkombëtarët që më parë i kishte aleatë, sot nuk i ka më, ata janë drejt vetos së tij. Ai e di këtë”, tha Alizoti.

Tomorr Alizoti: Unë, brenda bindjes sime, mendoj që kjo luftë e gjatë për ta mbajtur tregon se ajo është shumë e fuqishme në këtë parti dhe në qeverinë që ndërtoi. Shqipëria është e vogël dhe informacionet, edhe po të mos duash t’i marrësh, të vijnë vetë. Ajo është shumë e fuqishme në parti.

Pra, një individ si kryeministri Rama, i cili është i pamëshirshëm për këdo, e kishte tezë të tij politike që çdo njeri që ka shfrytëzuar emrin e tij, fytyrën e tij dhe duke e banalizuar, duke thënë që ka ngrënë dardha, mollë e rrush pas kurrizit të tij, do të mbajë përgjegjësi individuale, sepse sipas tij përgjegjësia penale është përgjegjësi individuale.

Kjo tezë, kjo fjali që ishte pothuajse për një kohë të gjatë prezente, u zhduk komplet. Dhe pse u zhduk? Sepse Rama nuk besoj se ka dashuri në atë lloj politike që bën, por është i trembur nga ajo, dhe Balluku është Rama.

Këto lloj intimidimesh, këto lloj bisedash, siç kemi lexuar nga mediat, që kanë zgjatur, kanë një fazë kërcënimi mes njëri-tjetrit dhe u kuptua që ajo ka pushtet të madh në parti. Dhe shikohet lufta e brendshme.

Duke pasur këtë lloj pushteti që është i dukshëm dhe këtë lloj zvarritjeje që është e dëmshme për çdo kryeministër, e dëmton edhe Ramën vetë, nuk mbledh Këshillin e Mandateve. Të jeni i sigurt që, nëse do të kishte diçka për të cilën do të ishte i sigurt, ai do ta kthente në kaos: “Ja drejtësia e re, ja njerëzit që gabuan.”

Pra, unë e kam thënë edhe në parlament: kur vinte drejtuesi i SPAK-ut ishte absurde që ata duartrokisnin kur flisnin dhe ne nuk duartrokisnim. Thosha: si ka mundësi që ju duartrokisni një njeri të prokurorisë speciale që është për t’ju hetuar ju, sepse ju keni pushtetin, ju duhet ta keni frikë atë. Nëse është kështu, këtu ka diçka që nuk shkon.

Pra, kjo nuk bënte sens. Por kjo zvarritje tregon se ai do të përdorë taktika politike për ta fshehur nga politika, por për t’i ruajtur sigurinë asaj dhe vetes së tij.

Në këtë rast, ndryshimi në mendimin tim është se e mendoja më të fortë se kartelet, por kartelet janë më të fuqishme se ai. Ata e kontrollojnë atë (Ramën) dhe ai është i trembur nga ata.

Më 12 mars ai nuk do t’ia heqë mandatin asaj, kjo është bindja ime, kështu mendoj momentalisht. Rama, në pasojat politike, me ato që unë kam parë e dëgjuar, me ndërkombëtarët që më parë i kishte aleatë, sot nuk i ka më, ata janë drejt vetos së tij. Ai e di këtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb