Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti shprehet se mazhoranca kërkon të fitojë kohë duke zvarritur çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në studion e News24, Alimehmeti tha se përfundimi i kësaj telenovele është i ditur. Ai tha se SPAK ka treguar gjithnjë se kur ka marrë veprime ndaj zyrtari, i ka patur faktet të forta.

“U hodh poshtë vendimi i Gjykatës së Posaçme, zvarritet imuniteti, por kjo është e mbaruar si çështje, përfundimin e dimë. I njëjti rast si me Veliajn. Kjo telenovelë e ka përfundimin të ditur, është e shkruar e zeza mbi të bardhë, janë fakte të forta. SPAK e ka treguar se kur ka marrë veprime, i ka patur faktet të forta. Do të ketë ndonjë vonesë, por përfundimi dihet”, theksoi ai.

Ilir Alimehmeti: Ndryshimet politike që ndodhën në SHBA, kthyen partnerin tonë strategjik në vlerat e drejtësisë dhe ecjes përpara dhe rrugën e ecjes drejt perëndimit të Shqipërisë. Qeveria nuk zbaton vendimin e Gjykatës për Belinda Ballukun. E njëjta mazhorancë ka thënë vite më parë se po të vinte një kërkesë nga drejtësia për imunitetin e një ligjvënësi, do t’ia jepte. Nuk u pëlqën se është kapur duke vjedhur një nga anët e tyre. Drejtësinë o e ndjek ose jo. Nuk mund të bësh dot, këta të nënës, këta të njerkës. Edi Rama nuk e ka zbatuar. Grupi i PS nuk do që ta zbatojë kërkesën për imunitetin e Ballukut dhe kërkon ta shtyjë. është e provuar vjedhja prej 50 mln euro te tuneli i Llogarasë. Zonja në fjalë duhet të jepte dorëheqje që në rastin e parë. U hodh poshtë vendimi i Gjykatës së Posaçme, zvarritet imuniteti, por kjo është e mbaruar si çështje, përfundimin e dimë. I njëjti rast si me Veliajn. Kjo telenovelë e ka përfundimin të ditur, është e shkruar e zeza mbi të bardhë, janë fakte të forta. SPAK e ka treguar se kur ka marrë veprime, i ka patur faktet të forta. Do të ketë ndonjë vonesë, por përfundimi dihet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb