Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita do të mbështesë zhvillimin e bregdetit të Zvërcenit dhe ishullit të Sazanit nga familja e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se zhvillimi i ishullit është i vështirë dhe se kërkohen fonde të mëdha. Lideri i opozitës akuzoi Ramën se po tenton ta shfrytëzojë politikisht investimin, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë shqiptare nuk e firmosi dhënien e ishullit para se Donald Trump të zgjidhej President.

Berisha tregoi një detaj duke shtuar se kur ishte kryeministër ia kishte ofruar ishullin e Sazanit ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi i cili kishte bërë gati edhe projektin, por që gjithçka u anulua për shkak të krizës ekonomike që përfshiu Europën.

Sali Berisha: Zvërceni është një aferë private, me pronarë, nuk di të jetë dhënë publike aty. Sa i përket Sazanit, deklarata ime është kjo; ne mbështesim investimet amerikane por natyrisht ky e bëri atë për influencë politike. E sigurt që dështoi sepse po të mos dështonte nuk merrte përsipër të përpiqej të bëntë gazin e dheut presidentin e SHBA në një samit që u bë kryelajmi i atij samiti. Sazanin ai e dha. Zvërneci është investim privat. Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar se nuk është kaq, në kohën që bëmë vlerësimin, ishte një ishull aspak i lakmueshëm. E ofroi Fatos Nano para meje. E ofrova unë, por ra kriza, mikut të shquar të kombit shqiptar Silvio Berlusconi. Bëri një projekt shumë të mirë, por ra kriza financiare. Nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Fondet janë shumë të mëdha. Sipas asaj që kam dëgjuar janë 2 mld euro të fondit sovran arab. Nëse bëhet nuk kam kundërshtim. Ky gjeti Jared Kushner i cili erdhi me një fond shumë të madh. Ky mashtroi sepse nuk e firmosi para zgjedhjes së Presidentit Trump. U përpoq deri në fund që ta përdorë atë të paktën për një fotografi me Lindën. E dini çfarë tha mbrëmë, të paktën një fotografi edhe me Lindën të kemi, por ajo nuk ndodhi.

Pyetje: A do ta votoni në orën 12:00?
Sali Berisha: Ju ftoj ta ndiqni seancën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb