Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e organizuar në njësinë nr.2 në Tiranë, tha se PS nuk do të votojë pro heqjes së imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Duke iu referuar seancës së nesërme në Kushtetuese, Berisha tha se “Irenat” e gjykatës Kushtetuese do të votojnë për mbrojtjen e Lubisë, sepse i është bërë presioni më i madh ky po përdor sistemin gjyqësor për të mbrojtur krimet kundër jush.
“Ju them, ai nuk ja heq imunitetin asaj. Sepse ajo cdo ditë thotë, unë vetëm nuk shkoj. Ju marr me vete sepse ajo ka zbatuar. Ajo është e inkriminuar 100 % por ka zbatuar 100% vendimet e kryehajdutit”, tha Berisha.
Sali Berisha: Çfarë bëri Edi Rama në 2011, montoi një trillium mbi një regjistrim që kishte bërë Dritan Prifti, ku një shkrese të dërguar nga një biznesmen Ymer Tola ku kishte fituar një gjyq, i thonte më zbato vendimin e gjykatës pasi më keni dëmtuar 700 mijë euro.
Cfarë bëri zv.kryeministri, më erdhi në zyrë, më dorëzoi dorëheqjen, ky është rregulli. Cfarë bën ky? Ky mbron nesër Irenat e gjykatës Kushtetuese votojnë për mbrojtjen e Lubisë sepse i është bërë presioni më i madh ky po përdor sistemin gjyqësor për të mbrojtur krimet kundër jush. Ju them ai nuk ja heq imunitetin asaj. Sepse ajo cdo ditë thotë, unë vetëm nuk shkoj. Ju marr me vete sepse ajo ka zbatuar. Ajo është e inkriminuar 100 % por ka zbatuar 100% vendimet e kryehajdutit.
