Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është sot në Manzë në një takim me qytetarët në atë që quhet foltorja e dytë e PD.

Si ka bërë një përmbledhje të të gjithë sfidave dhe vështirësive me të cilat është përballur PD dhe opozita kundër qeverisë dhe mazhorancës në pushtet.

“Ju uroj festën e Vitit të Ri dhe Krishtlindjet dhe uroj që festat e tjera ti kremtojmë siç i meritojmë.
Kam ardhur sot në Foltoren e dytë, nëse e para pati qëllimin më kryesor që ju, shqiptarët të kenë opozitë të vërtetë dhe jo false. Çfarë nuk u bë që të zhdukej opozita, akte që urrë nuk kishin ndodhur në Europë, vetëm se mbronim idenë që anëtarët duhet të zgjedhin vetë drejtuesit e PD dhe jo ata të drejtohen e orientohen nga mazhorabnca.
U ngritëm bashkë si viganë në një akt të pashembullt historik dhe i rezistuam padrejtësive.
Megjithatë ne jemi të forta, shumica janë shëruar. Jemi e dyta parti në Europë që mbeti pas 30 e ca viteve. Edhe ne kemi bërë gabime, por i kemi njohur ata, kemi qendruar tokësorë, kemi pranuar dhe korrigjuar gabimet. Nuk po bëj histori, por nëse ne erdhëm 12 vite opozitë e shtypur dhe diskriminuar nga qeveria, e vërteta është se edhe me padrejtësi të mëdha ndërkombëtare ndaj nesh, shqiptarët prap na mbajnë në krye dhe ne do i mbajmë në krye. Ata besojnë se ne do t’i shpëtojmë nga kjo qeveri dhe ky regjim. Rama nuk ka legjitimitet me zgjedhje të vjedhura. Sot çdo ditë dhe çdo natë kemi të drejtën e ligjit dhe Kushtetutës, të drejtën e Zotit të përballemi me ta dhe t’i përzëmë nga pushteti”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb