TIRANE- Pasi dha dje lajmin se në Shqipëri, konkretisht në Kuçovë, do të ndërtohet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama ndan me ndjekësit në ‘Facebook’ një ditë nga stërvitja e Forcave të Armatosura.

Përmes një postimi në rrjetin social Rama tregon se si Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren, për të qenë të gatshëm në çdo situatë në kudër të sezonit turistik, pavarësisht temperaturave të larta.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë videoinformacion mbi gatishmërinë e rritur të Forcave të Armatosura në këto ditë të nxehta për të përballuar çdo situatë emergjente dhe për të kontribuar në sigurimin e një sezoni turistik të mbarë, ju uroj një të diel të qetë?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: