Në fjalën e tij në seancë plenare, Rama tha se opozita e sotme nuk mund të bëhet shumicë si një herë e një kohë kur PS luftonte vetveten. Sot tha Rama maxhoranca është e vendosur dhe kompakte. Duke sjellë në vëmndje deklaratën e tenorit Saimir Pirgu, Rama tha se me këto shfaqje të opozitës preket Shqipëria e shqiptarët.
“Gjithcka tjetër preket, preket Shqipëria, sepse e tha bukur Pirgu, më duhen 200 koncerte për të rregulluar pamjen e gomës që digjet. Rikthehjnë fantazmën e një Shqipërie në kaos destabilitet e ku nuk ka siguri, e jo më të ofrojë stabilitetet për investitorët e huaj. Një transaksion i madh është bërë ditët e fundit, një investitor i madh italian ka hyrë në manifakturë. E tregova historinë e një luleshitëse. Është një luleshitëse që e njoh prej 30 vjetësh, ku i hyra në dyqan më tha kjo është tufa e parë që po shes që nga 16 shkurti.
Krijohet pasiguri se cdo lloj shfaqje e tillë sjell pasigurinë. Këtë u them atyre që nuk na mbështesin, të gjithë atyre që kanë nevojë që ekonomia të rritet, kur janë të vetëpunësuar të mos cënohet biznesi i tyre, asgjë vec se cënojnë vetveten, kur shkon pas këtij berihaj kërkojnë të marrin pushtet në tavolinë, atë që ne s’ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës, duke krijuar një precedent të papranueshëm. Ne e provuam me ta, ua dhamë të gjitha, e di shumë mirë Lulzimi dhe ata që kanë qenë në qeverinë e zgjedhjeve, që nga dita që u bë ajo qeveri nuk kam shkelur asnjë ditë në kryeministri kam mbyll zyrën kam shkuar në fushatë. Si i bëhet? Shumë thjesht vazdojmë rrugën përpara.
Është folur për gjërat më të zeza në hava, po s’u bë një herë një debat për taksat, për një temë që i intereson publikut. Ata propozojnë kthim në taksën e sheshtë, t’ja u kërcejnë edhe një herë në kurriz qytetarëve, për një pushtet që e morën se PS luftoi vetveten. S’kanë asnjë shanc të behën shumicë sot kur maxhoranca jonë eshtë kompakte dhe e vendosur. Opozitën nuk e zgjedhim, na e zgjedhin’ – u shpreh Rama
(BalkanWeb)
