Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi deklaratat e Ramës ku paralajmëroi ndryshime ligjore në drejtësi.
Berisha në një dalje për mediat nga SPAK tha se kjo është një mundësi për kriminelët që të arratisen.
“Ato janë ndryshime kushtetuese, nuk bashkojmë asnjë votë me Ramën. Vendimi i partizanit të Edi Ramës ‘Sadushi’, i cili krijon mundësi të gjithë kriminelëve që të arratisen dhe s’do të ketë më kriminelë në bankën e akuzës. Gjoja po mbrohen parimet, por është Rama ai që kërkonte arrestimin e qytetarëve të pafajshëm. Ai dilte me krenari në studio; burg, hekura, burg.”, tha ai.
