Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama deklaron se një biznesi i ishte dhënë leja e legalizimit në një hapësirë publike. Kreu i qeverisë thekson se përmes kësaj leje është ngritur një tendë hekuri e cila tanimë është anuluar, sqaroi ai.

Rama thotë do të ndiqet një qasje me zero tolerancë ndaj rasteve të ngjashme në të gjithë vendin. Sipas Ramës biznesi në fjalë, si dhe të tjera kanë zënë hapësirën publike në mënyrë abuzive duke penguar qytetarët.

Kreu i qeverisë paralajmëroi ndjekje penale ndaj punësve të djeshëm të ALUIZNI-t dhe ata aktualë të Kadastrës kanë firmosur legalizimet kriminale, sipas tij.

Postimi i Ramës:

Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb