TIRANË

“Aktet abuzive me detyrën, do të jenë vija e kuqe për këdo”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama kryebashkiakëve socialist, të mbledhur sot në një takim në Tiranë, që sikundër u shpreh kreu i qeverisë, përshpejtohet pas arrestimit të ish kreut të bashkisë së Lushnje.

“Autoritetet kontraktore duhet të rrisin përgjejgshmërinë në zbatimin e kontratave. Puna juaj si titullarë do të matet me rezultatet konkrete në procedurat e prokurimit që t’i përsëris edhe një herë shkoqur:

1- Numri i pjesëmarrësve për procedurë
2- Vlera e kursyer në arkën e bashkisë
3- Kufizimi drasstik deri ne eleminim të procedurave me nogicim pa shpallje
4- Realizimi i kontratave sipas kushteve.

Për gjithë sa më sipër ju kërkoj me këmbëngulje, para se të jetë vonë për këdoqoftë këtu, përvetësimin nga ana juaj të gjithë parashikimeve të reja ligjore, si edhe vetëdijësimin tuaj për pasojat që do të vijnë në rast mos respektimi të parashikimeve të reja ligjore.

Roli që ju duhet të merrni në ndryshimin e perceptimit të korrupsionit sistematik në sistemin e prokurimit publik, është sa themelor, aq edhe i panegociueshëm me qeverinë me PS e me mua personalisht.

Ju jeni shok, shoqe e miq të mitë, por vija ndarëse mes miqësisë dhe partisë sonë dhe akteve abuzive me detyrën që secili prej nesh ka marrë nga populli, do vijë duke u bërë gjithnjë e më e kuqe e do skuqet deri në përvëlim përgjatë gjithë mandatit të tretë të PS.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb