Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka thyer çdo afat për tu përgjigjur në lidhje me kërkesën zyrtare e cila i është dërguar që më 17 janar, me 27 pyetje mbi çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se Rama ka shkelur llogaridhënien, duke pasur parasysh që në ligj parashikohet që përgjigja ndaj kërkesës duhet të vijë në një afat jo më shumë se 15 ditë pas marrjes së saj.

Ai shtoi se në protestën kombëtare të 11 shkurtit, populli do të kërkojë llogari në lidhje me kufirin detar të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Pazarxhiu i kufijve Edi Rama nuk guxon ti pergjigjet Kerkeses Zyrtare, me 27 pyetje, per Kufirin Detar!
I jam drejtuar, qe ne date 17 janar te ketij viti, Edi Rames me 27 pyetje lidhur me çeshtjen e kufirit detar me Greqine.
Edi Rama ka shkelur cdo afat dhe nuk ka kthyer asnje pergjigje duke ju fshehur llogaridhenies dhe duke shkelur çdo afat dhe kane kaluar me shume se tre jave.
Ligji percakton qe Edi Rama duhet te ktheje pergjigje brenda 15 ditesh.
L I G J I Nr.8550, datë 18.11.1999 “STATUSI I DEPUTETIT” ne nenin 8 percakton:
Neni 8
“2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës”.
Pazarxhiu Edi Rama i kapur ne pazare dhe faje shume te renda, e ka krejt kot qe fshihet vrimave sic ben sa here kapet me presh ne dore.
Pazarxhiu i kufijve Edi Rama po refuzon haptas llogaridhenien ndaj Parlamentit.
Pazarxhiu Edi Rama eshte ligjerisht i vetshkarkuar sepse Kushtetuta eshte shume qarte dhe prere ne detyrimin per llogaridhenie te kryeministrit dhe mbi Kushtetuten nuk del dot kērkush.
Ne 11 shkurt do te kerkojme populli do te llogari per tradhetine e pazarxhiut Edi Rama me kufijte e Shqiperise.
P.S. Keni letren zyrtare derguar Edi Rames me 27 pyetjet per kufirin detar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: