Kryeministri Edi Rama komentoi mbi listën e mbyllur të koalicionit të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur atë një “tribunë VIP”.

Ai tha se mes emrave të listës mungonin dy figura të njohura të politikës shqiptare, të cilët e kishin merituar vendin, siç ishte Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula.

Rama e cilësoi Gjuzi-n si një “politikan që po keqpërdoret”, ndërsa e quajti Dashnor Sulën si “gjelin e detit të Peqinit”, “një figurë me personalitet të veçantë, por që nuk pajtohej me shumicën e kolegëve të tij”.

Edi Rama: Lista e mbyllur e PD është skuadra vip e Kënetës. Aty mungon Kujtim Gjuzi, që po keqpërdoret në mënyrë brutale. Ai është i vetmi që do e kishte merituar të ishte në listën e mbyllur. Për atë nivel që ka këneta, do e meritonte Gjuzi.

I madhi Dashnor Sula, që nuk ka bërë gjë pa bërë që të jetë në listë të mbyllur, në fund u arratis te Shqipëria bëhet. Dash Sula është gjel deti i Peqinit dhe nuk pajtohet dot këneta me të, është tip i veçantë, gjel deti, por shumë i veçantë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb