Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ‘News24’ deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një lëvizje e vonuar nga ana e qeverisë.

Ai theksoi se tashmë ishte koha për të bërë këtë veprim, ndërsa shtoi se godina e teatrit u uzurpua për 2 vite e gjysëm.

“Shembja e teatrit ishte një lëvizje e vonuar. Ishte koha për ta bërë këtë veprim. Godina e teatrit u uzurpua për 2 vjet e gjysmë. Kështu siç rrodhën gjerat, mori për ters, edhe për shumë media që kaluan pa filtra shpifje dhe baltë, nuk kishte mundësi që ne të ktheheshim mbrapa. Në kushtet kur ne po shikojmë një klan tërësor zhvillimi ekonomik siç e kam paralajmëruar, për vetëfinancimin, por duke marrë parasysh dhe goditjen nga COVID, Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër këtë proces.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: