Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 56-të kundër qeverisë ka denoncuar nga sheshi para Kryeministrisë atë që ai e cilësoi si presion ndaj protestuesve, duke pretenduar se qytetarëve u vendosen gjoba për shkak të pjesëmarrjes në tubime.

Ai deklaroi se, përveç përballjes me dhunë policore, protestuesit po përballen edhe me penalizime ndaj automjeteve të tyre, por theksoi se kjo nuk do t’i ndalojë ata të vijojnë protestën.

“Na vënë gjoba qytetarëve që marrin pjesë në protestë. Pavarësisht gjobave që u vendosin protestuesve që vijnë këtu me makina, i them se do t’i paguajë ai dhe ne do të vijmë këtu. Nuk do të dorëzohemi”, u shpreh qytetari.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën e reagimit të qeverisë ndaj qytetarëve, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, i përbuz njerëzit.

“Ka shtet, ka rrogë, por ka edhe dinjitet. Nuk mund t’i gjuash njerëzit, nuk mund t’i arrestosh njerëzit ashtu”, deklaroi ai.

Qytetari tha se ka marrë pjesë në protestë prej 56 ditësh dhe se do të vazhdojë të mbështesë lëvizjen, duke theksuar se kërkesa e tij është respektimi i qytetarëve dhe i të drejtës për protestë. Ai ishte i shoqëruar edhe nga djali i tij gjatë deklaratës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: