Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë para grupit parlamentar të PD-së, pohoi se Rama po tenton që të varrosë dosjen Balluku, duke përdorur patronazhistë, por dhe ata që ai i quan sahanlëpirës.

Ai tha se Rama po tenton që të vendosë paqe me Erion Veliajn.

“Propaganda e tij me kërkesat tona, për përgjysmimin e taksave, u përgjigjet; çmimet anë qenë po kaq të larta gjatë periudhës tonë. Mashtrim i turpshëm, i paskrupullt. Më 7 prill të 2013 nafta në bursë ndërkombëtare ka qenë 97 dollarë, në tregun shqiptar është shitur me 140 lekë. Më 7 prill 2022, nafta në bursë ka qenë 97 dollarë, në Shqipëri është shitur me 240 lekë. Tani nxjerr dhe patronazhistët nëpër telefona, por këto janë të dhëna të pamohueshme. Asnjë rrugë tjetër nuk ka për të shpëtuar nga kjo situatë dramatike, përveç përgjysmimit të taksave.
Duhet të mbrojmë kauzën për të mbrojtur qytetarët. Ai nuk e ka idenë se çdo të thotë ekonomi, një buxhet familjar. Rama ka mobiluar në fushatën e mashtrimit, përveç patronazhistëve, edhe sahanlëpirësit e tij, me në krye Sokol Ballukun, që është anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal, por jo i vetëm. Aktiv në trillime dhe mashtrime, janë dhe të tjerë, të cilët nga mëngjesi deri në darkë sulmojnë qëndrimet e opozitës, sulmojnë opozitën, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Dëshmojnë një amoralitet të plotë, flasin për sistem demokratik. Imagjinoni ju se deri ku arrijnë. Përpiqen që me sulmet e opozitës, të sfumojnë aktet të paprecedentë, të vjedhjes dhe përdorimit të mandateve nga krimi, të Ramës dhe Ballukut. Përpiqën që të varrosin aferën Balluku. Po përpiqen që të vendosin paqe dhe me Lali vjedhësin. I çuan drejtor një nga eksponentët e 5D. Pasi e rrihnin në burg para 5 muajsh. I çuan Kushin.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: