Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përdor pushtetin për të mbrojtur Belinda Ballukun të përfshirë në afera korruptive, jo vetëm nga besnikëria, por sepse ka frikë për veten.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se pushteti ka nisur një ofensivë të hapur ndaj sistemit të drejtësisë, duke cenuar ndarjen e pushteteve.
Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen pjesë e protestës më 22 dhjetor para Kryeministrisë.
Postimi i plotë:
Një rast pothuajse i paprecedentë, ku kryeministri përdor gjithë pushtetin për të ushtruar presion mbi drejtësinë, me synimin mbrojtjen e një zyrtareje të përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim.
Kjo nuk buron nga besnikëria ndaj Belinda Ballukut, por nga frika dhe vetëmbrojtja politike, pasi pas aferave të saj qëndron përgjegjësia direkte e Edi Ramës.
Për këtë arsye, pushteti ka nisur një ofensivë të hapur ndaj sistemit të drejtësisë, duke cenuar ndarjen e pushteteve, ndërsa në prapaskenë Rama përpiqet ta neutralizojë politikisht Ballukun, nga frika se ajo mund të zbulojë të vërtetën.
Me këtë pushtet nuk mund të ketë diskutim, por vetëm përballje. Më datë 22, të bashkuar në protestë
