Deputeti Klevis Balliu ishte një nga deputetët e opozitës që kërkoi interpelancë me zëvendës kryeministren Belinda Balluku në lidhje me atë që ka ndodhur me tunelin e Llogarasë, ndërkohë që ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës sot nuk ishte as në seancën plenare.
Në fjalën e tij në Kuvend, Balliu u shpreh se Balluku dhe kryeministri Edi Rama bashkëvepruan për të vjedhur miliona euro nga shqiptarët, duke kujtuar ehe skemën se si kjo u bë e mundur.
“Sa më shumë të fliste Belinda aq më shumë kuptohet që shefi për Tunelin e Llogarasë është Rama. Tenderi i fituar nga Gjoka u anulua nga Balluku me urdhër nga lart. Tenderin e fitoi kompania turke, e cila kishte ofertën më të lartë, 12 mln euro më shumë se oferta e dytë. Kjo ndodhte për të vjedhur më shumë para që Berberi e Balluku të marrë pjesën e vet dhe Rama të marrë sa më shumë. Shtesat 50 mln euro nuk vijnë kurrë nga një ministre pa urdhrin e Ramës.
Rama përdori Belindën e vet për të kryer procedurat”, tha ai.
