Kreu i PD Sali Berisha në Foltoren e mbajtur këtë të hënë para Kryeministrisë, theksoi se qytetarët dhanë një mesazh të qartë në protestën e të premtes, se Shqipëria nuk i dorëzohet diktaturës.

Gjithashtu akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion, duke theksuar se përdori imunitetin për të nxjerrë nga arresti i shtëpisë Mirlinda Karçanaj.

“Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.  Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju. Kam një nderim të madh dhe të pakufijshëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut”, tha berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha;

Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjegjësinë më të lartë par avetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre. U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjimitet. Me këtë regjim, që i shdnërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore. Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim.

Nuk pajtohen me një narkodiktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve. Sjell në kafaz ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit për t’u thënë shqiptarëve se, kur unë e fus në kafaz këtë, juve ju fus të gjallë në varr.

Ky është morali, që ky bastard i xhelatëve, Koleka-Rama. Ndaj dhe, në mënyrë të përsëritur deklaroj se ky ka sjellë moralin kriminal të etërve të tij në moralin kriminal të pushtetit të tij.Dhe ju, sigurisht ngriheni të pamposhtur, nuk pajtoheni me një burracak, me një frikacak, që rikthen në Shqipëri skenat e 50 viteve më parë të luftës kundër kundërshtarit politik. Ndaj dhe ju mbushni bulevardin, ndaj dhe ju vini çdo javë në këtë shesh. Ju po shkruani historinë, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare, sepse nuk mund të pajtoheni kurrë me këtë vjedhje të tmerrshme, më këtë varfërim të pandërprerë të shqiptarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë që, kryeministri për të mbrojtur vjedhjen e tij të bllokojë hetimin, të përdorë mburojë imunitetin, të nxjerrë nga arresti i shtëpisë Lindën e AKSHI-t për të mbrojtur Lindën e Surrelit, e cila ka Lindën e AKSHI-t vetëm si presta nome. Ndaj dhe ju, po shkruani një kapitull të ri, sepse ju nuk pajtoheni kurrë me akte të tilla të një banditi në qeveri, të një krimineli që është i aftë të marrë çdo vendim, që është i aftë të vendosë gjithçka vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij prej krimineli, për krimet që ka kryer.

Ju po shkruani një kapitull të ri, dhe po përfaqësoni këtu ajkën e kombit, elitën e tij, po përfaqësoni dhimbjen e tij, momentet më kritike që po kalojnë shqiptarët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: