Aktivisti Erjon Murataj, i ftuar në News 24 tha se kryeministri Edi Rama po e përdor koncerin e Kanye Ëest si një firmë piramidale.
Ai tha se dërgimi i parave për një koncert kur ka problematika është model Hitlerian.
“Koncerti i Kanye West si firmë piramidale, Rama kishte thënë se do të na kthejë 100 milionë euro dhe vende pune. Këto janë parrulla idiote.
Papërgjegjshmëria është aq e madhe sa 4.2 milionë euro i çojnë në një kocert që po mbushet me nxënës dhe studentë.
Në vend që të dilnin dhe të diskutonin për realitetin e hidhur, për atë babain që sjell djalin me karrocë në protestë, këta 4.2 milionë euro i çojnë për një këngëtar që nuk e do Europa.
Modeli i Ramës dhe Berishës është Hitlerian, sepse kanë në thelb supermacinë e racës”, tha ai.
