Spiropali i përgjigjet Bardhit në Kuvend: “Nuk më shantazhon dot askush, as ata që të shantazhuan ty”

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, iu përgjigj në Kuvend deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, duke deklaruar se nuk mund të shantazhohet nga askush. Spiropali tha se Bardhi nuk është “zëri i qytetarëve” që pretendon të jetë dhe hodhi akuza ndaj tij lidhur me persona që, sipas saj, e kanë shantazhuar në të kaluarën.

Në përfundim, Spiropali kërkoi që çështjet të mos lidhen me njëra-tjetrën, duke paralajmëruar se, sipas saj, ato do të marrin zgjidhje së shpejti.

“Të jesh i sigurt, Gaz Bardhi, nuk ka njeri këtu që të më shantazhojë mua. E kam kërkuar… S’je ti zëri i qytetarëve që pretendon. Por nuk më shantazhojnë dot as ata që të shantazhuan ty, të gjithë deputetët dhe ata që kishe drejtues të PD-së në Fier. As ata nuk më shantazhojnë dot, se do të shkojnë aty ku e kanë vendin.

Nuk mund të përdoret këtu çdo platformë për të folur për të njëjtën çështje. I qëndroj një më një gjërave që kam thënë, në platformë dhe pa platformë, e kam prezantuar në Asamblenë e PS-së.

Ashtu sikur ju nuk thoni dot një fjalë në parti. Ju nuk keni një parti, por një njeri. I kam dalë kundër kulturës së personalizimit të pushtetit në një dorë, nga pushteti lokal te ai qendror. Ju jeni mishërimi i pushtetit deri në katandisje. I kam dalë kundër kësaj kulture. Mos i lidh çështjet që janë të palidhura, se do të zgjidhen shumë shpejt.”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: