Kreu i PD Sali Berisha ka ndarë një video-mesazh në Facebook, ndërsa se kryeministri Edi Rama po negocion për të dorëzuar Belinda Ballukun para drejtësisë.
Sipas Berishës kushti i vetëm i Ramës është që bashkëshortja e tij, Linda Rama të mos thirret në Prokurorinë e Posaçme.
Berisha nënvizoi se në rast se kjo do të pranohet atëherë do të ishte një katastrofë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
“Në Shqipëri BE dha mesazhin e qartë që Lubi Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe asnjë pengesë drejtësisë. Ndërkohë që ky ka 4 ditë nga Uashingtoni dhe kudo që negocion dorëzimin e Lubisë më kusht që Linda e tij të mos thirret në SPAK, por a do pranojë SPAK-u një marrëveshje të tillë që do të shënonte fundin dhe kapitullimin e tij, unë nuk mund të them. Unë paralajmëroj shqiptarët se ai po bën përpjekjet më të jashtëzakonshme për të shitur Belindën për Lindën dhe kjo do të ishte një katastrofë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha Berisha.
Mesazhi i plotë kreut të PD, Sali Berisha:
Lidhur me mashtrimet e zakonshme së dielës të Edi Ramës, së pari, do t’i shtroj një pyetje: si ka mundësi, që t’u refuzuan të gjitha takimet në Uashington? Pa përjashtim të gjitha, përveçse me një OJQ, edhe ajo me dyer të mbyllura.
Duhet t’u bësh transparencë shqiptarëve. Nuk ishte udhëtim privat, por ishte përfaqësues i Shqipërisë, në një forum prestigjoz, siç është Bordi i Paqes.
Pra, cila është arsyeja që t’u refuzua çdo takim që kërkove, qoftë gjatë qendrimit aty, qoftë paraprakisht?
Unë e di që ti nuk do flasësh, por heshtja flet më shumë se sa çdo gjë tjetër në këtë rast.
Lidhur me fjalët, po kam një koment.
Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria.
Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme. Ajo në Strasburg prodhoi efekte të kundërta, por duhet të theksoj në këtë rast se, Edi Rama nuk ka ndërmarrë me diplomacinë konvencionale asnjë edhe një hap të vetëm në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, drejtuesve të luftës, që ndodhen sot me akuza të fabrikuara nga alfa tek omega në zyrat e vëllait, padronit të tij, Vuçiç.
Ndaj dhe ky, nuk e përmend ndonjëherë atë, por na quan idiotë prokurorët, e të tjera me radhë.
Tani, ai foli për rrjetëzimin dhe parkun që do ndërtojë në Durrës, duke shkatërruar dhjetëra e dhjetëra të pronarëve legjitim në qytetin e Durrësit. Mashtrues i madh! E paraqiti si pretekst këtë akt vandal UNESCO-n.
Por mos harroni qytetarë, se ky në Manastir. Në zemër të të Parkut Ndërkombëtar të UNESCO-s, dha leje ndërtimi për Damianin e tij dhe veten e tij. Asgjë nuk ka të bëjë me UNESCO-n ajo. Ka të bëjë me baronët e drogës që duan të investojnë kullat e tyre aty ku do rrënohen shtëpitë.
Së fundmi, për draft, projekt rezolutën. Përsëri, një mashtrim i paskrupullt për përfaqësuesit që do të miratojnë atë rezolutë ishin në Shqipëri dhe sollën mesazhin e prerë, të qartë: Lubi Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe asnjë pengesë drejtësisë.
Ndërkohë që, ky ka 4 ditë nga Uashingtoni dhe rrugës dhe kudo që negocion dorëzimin e Lubisë, me kusht që Linda e tij të mos thirret në Skap.
Por, a do pranojë SPAK një marrveshje të tillë, e cila do shënonte fundin dhe kapitullimin e tij? Unë nuk mund të them. Unë paralajmëroj shqiptarët se ai po bën përpjekjet më të jashtzakonshme për të shitur Belindën për Lindën, dhe kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
