Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë konferencës për mediat, tha se Rama po përdor parlamentin për të bllokuar hetimin e SPAK.
Bylykbashi tha se, një shtet i cili ka në krye Edi Ramën, i cili përveç krimit të organizuar ka dhe korrupsionin e organizuar si dy kolonat që e mbajnë atë. Pra, është autopsi për të kuptuar si funksionon ky shtet i kalbur dhe gjithashtu për të kuptuar që Edi Ramën nuk e pengon asnjë lloj ligji.
Detyra e parlamentit në procedurën e shqyrtimit të kërkesës për heqjen e imunitetit të një deputeti apo një ministri, është fare e thjeshtë.
Nëse ka, pra duhet të kontrollojë dhe të verifikojë, të bëjë filtër për të kuptuar nëse ka persekutim politik ndaj deputetit apo ministrit që derivon nga vullneti i parlamentit. Nëse ka një, nëse ka një persekutim politik, sigurisht mbrohet me imunitet parlamenti.
Nëse nuk ka diçka të tillë, imuniteti parlamentar apo edhe i ministrave që kanë imunitet të njëjtë me atë të deputetit, nuk mund të bëhet për asnjë moment korracë, mburojë për krimin, për shkeljen e ligjit, për abuzimin me interesin publik apo me paranë e qytetarëve shqiptarë.
Nuk mundet as të pengojë dhe as të dëmtojë një hetim të ligjshëm që është në zhvillim e sipër. Për ta përmbyllur këtë, desha të theksoj dhe një fakt tjetër. Ajo që shohim, ajo që keni parë dhe ju, në ato të dhëna që ekzistojnë sot në publik, tregon fare qartë që kjo çështje, në të gjithë dimensionin e saj të jashtëzakonshëm, sepse është dhe çështja ndoshta më e madhe që ka ardhur ndonjëherë në parlamentin e Shqipërisë për të shqyrtuar parlamenti heqjen e imunitetit për një hetim kaq, me një dimension kaq të madh korruptiv, është edhe autopsi e mënyrës së funksionimit të shtetit.
Një shtet i cili ka në krye Edi Ramën, i cili përveç krimit të organizuar ka dhe korrupsionin e organizuar si dy kolonat që e mbajnë atë. Pra, është autopsi për të kuptuar si funksionon ky shtet i kalbur dhe gjithashtu për të kuptuar që Edi Ramën nuk e pengon asnjë lloj ligji.
Edi Ramën, nëse objektivi i tij është përfitimi total dhe kapja e shtetit, atë nuk do ta pengojë as kushtetuta, as ligji, as procedurat që përcakton rregullorja e kuvendit. Pra, këtë e kemi kuptuar edhe në seancën e djeshme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku me urdhër të qartë, të pesë deputetët socialistë me në krye kryetarin e kuvendit, kishin vetëm një qëllim:
si të bllokojnë dhe si të zvarrisin hetimin e prokurorisë së posaçme për t’i dhënë maksimalisht kohë Belinda Ballukut që të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova.
Ne do të bëjmë çmos, siç e tha dhe zoti Bardhi, që sa më shpejt të zhvillohet seanca në vijim dhe sa më shpejt parlamenti i Shqipërisë të heqë imunitetin dhe t’i hapë rrugë prokurorisë që të paraqitet përpara gjykatës për të kërkuar masën e arrestit. Faleminderit.
