Flamur Noka ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë akt dhunë nga opozita. Gjithashtu ai deklaroi se kryeministri Rama e ka kuptuar se është drejt fundit të tij dhe përdor dhuna për të terrorizuar qytetarët.

Po ashtu i ka bërë thirrje policëve që të mos mbrojnë regjimin, dhe narkoshtetit sepse janë të vjedhur.

“Mendojnë se vetëm me dhunë mund të mbijetojnë. Çdo pushet kur aplikon dhunën tregon se po ndjen fundit. Kjo sot është një kryengritje paqësore. Barbarët e pushtetit të panikosur sepse e ndjejnë që po u vjen fundi bëjnë terror në rrugët e Tiranës. Pasi i vodhi qytetarët, sot mundohet të kacavirret pas pushtetit me dhunë policore, or nuk ka dhunë dhe terror që ndalon dhe stopon revoltën e qytetarëve shqiptarë. Zgjidhja politike është:  nuk ka legjitimitet Rama dhe qeveria e tij. Cdo qytetar sot e ndjen në lëkurën e tij çfarë vjedhje ka bërë. Janë kthyer në një organizatë kriminale, që ka uzurpuar shtetin dhe hapjen e rrugës për një zgjidhje politike. Rama po zhyt Shqipërinë në destabilitetit. Dhe ne nuk ndalemi , kemi detyrë t’i japim Shqipërisë stabilitet. Nga ne do ketë vetëm rezistencë dhe kryengritje”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb