Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka porositur kandidaten e PS për Tiranën, Bora Muzhaqin t’u thotë studentëve të merren me politikë.
Kandidatja i ka thënë se studentët janë skeptikë për përfshirjen në politikë, por ka dhe nga ata që afrohen direkt.
Rama i ka thënë Muzhaqit që t’u thotë studentëve që të merren me politikë ose pastaj merren të tjerë dhe merret në fund politika me ata.
BORA MUZHAQI: Mirë, mbarova një takim me studentët. Studentët vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë se thonë ç’më duhet politika, por ka dhe shumë që duhet të afrohen direkt, e kanë kuptuar se fati varet jo nga të tjerët, por nga ata vetë.
EDI RAMA: Ç’të duhet politika? I thuaj po nuk u more me politikë, meren të tjerët. Meret politika pastaj me ty. Po në territor?
(BalkanWeb)
