Kryeministri Edi Rama vijon me postimet nga aksioni i zhvilluar në territor mbi lirimin e hapësirave publike.

Së fundmi, ai ka ndarë foto nga bregdeti në Gjirin e Lalzit ku brenda ditës janë hequr shezllongjet që kishin zaptuar pjesën e dedikuar për hapësira publike.

  • foto galeri
  • foto galeri

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!

Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si  të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb