Në vazhdën e aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër video nga ndërhyrjet në kryeqytet. Pamjet tregojnë pastrimin e trotuareve dhe hapësirave të zëna nga ndërtimet apo struktura të paligjshme.
Në postimin e tij, Rama thekson rëndësinë e krijimit të hapësirave të lira dhe transformimit të qyteteve në më të pastra, më të bukura dhe më europiane.
Rama u shpreh se aksioni është pjesë e vizionit për Shqipërinë 2030 si një vend i gatshëm për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE.
