Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, teksa foli për çështjen çame.

Idrizi u shpreh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është “armiku” i Çamërisë, ndërsa shtoi se ai pret në Kryeministri lobistin greko-amerikan, i cili merret me çështjen e Vorio-Epirin dhe është shumë kundër çështjes Çame.

Idrizi: Rama është armiku i Çamërisë. Ai pret në zyrë, në Kryeministri dhe jo te baçja e Surrelit, lobistin greko-amerikan Nicolas Gage që është pro çështjes së Vorio-epirit dhe kundër ‘çështjes Çame’.

Karapanxho: Jeni i sigurtë për këtë që thoni?

Idrizi: Unë i shoh që kamerat janë ndezur dhe jam shumë koshient për këtë që po them tani. Ai tha nuk do shkoni në Greqi po mos të hiqet ‘Ligji i Luftës’. Bënte më shumë patriotin se ne dhe flste më shumë se ne për ‘çështjen Çame’. E hoqi nga programi qeveritar dhe nuk e përmendi më. Lejoi krijimin e varrezave të ushtarëve grekë, zgjerimi me 12 milje. E nisi si kalorës i Çamërisë dhe e mbylli si kali i trojës së Çamërisë. Me mandatet tona ne do ta cojmë jo vetëm në opozitë, por do ta ulim dhe në stolin e turpit të historisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb