TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një pamje të zonës së Plepave në Durrës. Ai ka postuar në faqen e tij në Facebook një foto nga ky vend si ishte në 2013 dhe si është sot. Rama shkruan se shumë është bërë por ka ende shumë për të bërë por edhe për të humbur.
“Mirëmëngjesi ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të mbikalimit të Plepave në Durrës më 2013 dhe sot?
Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama.

(m.k/BalkanWeb)
