Zbardhen të tjera detaje nga vendimmarrjet brenda Asamblesë së PS-së. Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar Ogerta Manastirliun si drejtuese politike e Bashkisë së Tiranës.
Ndërsa Taulant Balla do të jetë drejtues politik për Qarkun e Tiranës. Po ashtu, Balla do të jetë edhe drejtues politik për Diasporën, një funksion të cilin ai e mbajti edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Gazetari i News24, Ergys Gjençaj raportoi për BalkanWeb se Blendi Klosi shkon drejtues politik në Durrës nga ku largohet Emirjana Sako, ndërsa Ulsi Manja rikthehet në Dibër. Niko Peleshi në Korçë, Ervin Demo në Berat, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Arbjan Mazniku në Elbasan dhe Bledi Çuçi në Vlorë, janë emrat që nuk ndryshojnë. Belinda Balluku nuk lëviz nga Qarku i Fierit.
Në Shkodër largohet Benet Beci dhe shkon Enea Karakaçi, ndërsa Eduart Shalsi lë Kukësin, drejtimin politik të të cilit e merr Erion Malaj. Drejtimin politik të Qarkut të Lezhës, Edi Rama ia ka besuar Ermal Nufit, aktualisht ministër i Mbrojtjes dhe ish-shefi i kabinetit të Belinda Ballukut.
DREJTUESIT NË QARQE
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastrliu
Qarku Tiranë – Taulant Balla (drejtues edhe për Diasporën)
Durrës – Blendi Klosi
Shkodër – Enea Karakaçi
Lezhë – Ermal Nufi
Kukës – Erion Malaj
Dibër – Ulsi Manja
Elbasan – Arbjan Mazniku
Fier – Belinda Balluku
Korçë – Niko Peleshi
Gjirokastër – Mirela Kumbaro
Berat – Ervin Demo
Vlorë – Bledi Çuçi
