Demokrati Tomor Alizoti ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit News24 nga autoritetet.

Ai theksoi se kjo ngjarje është kriminale, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve që të reagojnë.

REAGIMI
Në një mënyrë brutale, padyshim kriminale, kryeministri Rama rrethoi me polici dhe falanga televizionin News 24, duke e mbyllur atë. Kjo ndodh haptazi, dhunshëm, duke poshtëruar median, gazetarët dhe gjithë shqiptarët. Kjo është pika përmbyllëse e instalimit të diktaturës. Nuk ka asgjë më. Media, aq pak sa ka mbetur, është pika e vetme që tregon se një vend ka demokraci. Tashmë shoqëria është e tëra e shkelmuar me çizmen e dhunës së diktaturës. Kështu ndodh gjithmonë. Nuk është asgjë tjetër. Vetë shoqëria duhet të bëhet bashkë dhe të ndalë këtë çmenduri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb