Kryeministri Edi Rama ka uruar qeverinë e re të Kosovës, e cila u votua sot me gjithëse Albin Kurti ende nuk e ka dorëzuar zyrën e kryeministrit. Në një postim në “Twitter”, Rama shpreh urimet si për qeverinë e re ashtu dhe për opozitën, siç thotë ai me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën????”

Rama Twitter
Rama Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb