Kryeministri Edi Rama ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese duke urdhëruar fadromat të prishin derën hyrëse të “Prestige Resort” në Golem dhe duke zaptuar një pronë private pa vendim gjykate.

Pas orarit zyrtar të punës efektivët e policisë dhe punonjësit e IKMT duke mos dhënë asnjë paralajmërim janë gjendur para “Prestige Resort” me një fadromë dhe kanë hedhur në tokë derën e resortit.

Urdhri i kryeministrit është ekzekutuar pikërisht sot, ditën kur në GJK po shqyrtohej një kërkesë e PD për shfuqizimin e aktit të qeverisë për konfiskimin e pronave me VKM.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb