SHKODER- Në inaugurimin e rikonstruksionit të stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi” nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.
Burime të News 24 bëjnë me dije se në momentin që po inspektonin ambientet e brendshme të stadiumit, kryeministri nuk e ka kursyer ironinë për ndërtimet pa leje përqark stadiumit.
BATUATAT E PLOTA
Rama: Voltana në mbrojtje, Voltana në mesfushë, Voltana në sulm dhe ndërtimet pa leje s’prishen
Ademi: Po flasim për ndëtime me leje që janë në pronësi të pronarëve të ligjshëm, ky është problemi tjetër. Ka një vullnet shumë të mirë për ti zgjidhur gjërat.
Rama: E shof vullnetin, një vit në detyrë dhe shife si e ke lenë
Rama: E di si thu ti, ti thua sheshin qëndror të qytetit ta bëjmë mbrapa
Ademi: Jo unë them me heq të gjitha ato që janë pa leje dhe që s’janë në rregull dhe me respektu të drejtën e pronës kur ekziston mundësia e zgjidhjes
Rama: Voltana ti je Kryetare e Bashkisë, ata që janë pa leje duhet ti heqësh ti vetë, se e ke detyrë. Nëqoftëse ke ndërmend, hiqi
Ademi: Sigurisht unë po e bëj
Rama: Mua ma kërkon
Ademi: Absolutisht që jo
Rama: Se sa po e ban e shof unë se janë atje akoma
Ademi: Unë po mbroj të drejtën e qytetarëve të mi
Rama: Aha, mirë…
Ademi: Për të cilën unë jam zgjedh dhe pretendoj që edhe kryeministri ta bëjë këtë
Rama: Mos bëj propagandë këtu në televizor
Ademi: Absolutisht, me të drejtën e Zotit edhe me të drejtën që më jep ligji
Rama: O zot ndihmoje Shkodrën
Ademi: Zoti kryeministër unë mendoj që nuk është gjëja më e rëndësishme për Shkodrën, sësa me u marr me dy objekte që kërkojnë me u vlerësu si duhet
Rama: O Zot!
Por Rama nuk e la me kaq dhe para se të dilte në tribunën qendrore, iu drejtua gazetarit Dritan Shakohoxha, lidhur me cilësinë e punimeve.
“O Shako, hë mor Shako, përveç atyre ndërtimeve atje, ke ndonjë vërejtje tjetër? U ngrit niveli? Prit se s’ke pa Arenën Kombëtare. Akoma nuk ke pa gjë”,iu drejtuar kryeministri Rama gazetarit Dritan Shakohoxha.
Në këtë ceremoni iishte kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kreu i FSHF-së, Armand Duka, etj. Në stadiumin “Loro Boriçi” pritet të zbresin kuqezinjtë e Kombëtares për të zhvilluar ndeshjen ndaj Marokut.
(ma.ar/BalkanWeb)