Kryeministri Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të cilën SPAK ka kërkuar autorizimin në Kuvend për heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin. Balluku akuzohet për abuzime miliona euro me tenderat.

Vendimi për shkarkimin e Ballukut është marrë pas mbledhjes maratonë të grupit parlamentar socialist. Në vend të Ballukut, zv/kryeministre është emëruar ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. Ndërsa si ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës është emëruar Enea Karakaçi, aktualisht drejtor i OSHEE.

Gjithashtu, Rama ka bërë edhe ndryshime të tjera në Qeveri, duke “shkundur” kështu thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar. Nga qeveria është larguar edhe ministrja e për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Në vend të esaj është emëruar diplomati Ferit Hoxha.

Ndryshimet në Qeveri:
Ikën Belinda Balluku– zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm- ikën Elisa Spiropali

Enea Karakaçi – Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendëson Toni Gogun

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb