TIRANË – Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Kamëz për të shpërndarë legalizime falas. Sapo mori fjalën, para banorëve të Kamzës, Rama e nisi me batuta dhe ironi kundër kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

“Lamja (Artan Lame – kreu i ALUZINIT) s’ka bërë aq letra dashurie, sa i ka dërguar Xhelalit për legalizimet e banorëve,” e nisi fjalën e tij kreu i qeverisë.

“Vetëm një rrugë s’ka me pas Xhelali këtu në Kamëz, rruga “Vettingu” se Vettingu është tmerri i Xhelalit, dhe atyre që janë në çadër. Leja e legalizimit është mundësia që gjithë ato para që janë shpenzuar për shtëpinë të kthehen në një titull. Kur shtëpia regjistrohet në hipotekë ato para nuk janë të vdekura, është kapital më pas që përdoret për të tjera gjëra,” tha ndër të tjera Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: