Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj drejtësisë, pas çuarjes së pezullimit nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku nga posti edhe si ministre.
Ai ka deklaruar se Rama dhe Balluku janë zbuluar në bisedat dhe dokumentet e zbuluara në telefonat e ish- kreut të ARRSH Evis Berberi.
“Ky Parlament ngjan sot me parlamentin fals të një regjimi në të cilin një njeri ka marrë çdo pushtet e të bllokojë vendimet e gjykatave për vjedhjet monstruoze të qytetarëve. Një njeri ushtron presion banditesk ndaj gjykatave. Ka vendosur të fshehë të gjitha shpenzimet e tij, si Enver Hoxha ku shpenzimet ishin në një llogari të veçantë që nuk e dinte askush veç Nexhmijes.
Në një kohë kur një ministre është zbërthyer ne të gjithë qenien e saj nga mesazhet, fotot e dokumentet të gjetura në telefonat e Evis Berberit.
Një kryeministër është i kapur në çark në telefonat e Berberit. Kur vërtetohet se oferta 140 mln euro për “Llogaranë” u zëvendësua me 190 mln ofertë nga turqit. Ndërkohë që vërtetohet nga Banka Botërore se 90% e të gjitha fondeve të ndërtimeve vidhen”, tha ai.
