Një qytetar ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mënyrën se si, sipas tij, sillet me qytetarët dhe për gjendjen e institucioneve në vend, referuar asaj që ndodhi sot me banorët e Poliçanit për Territorialen.

“Rama sot në ditën e Çlirimit të Beratit u soll si sulltan, u tha qepeni gojën. Ka rënë shteti. Si mund të na udhëheqë një person me kartelë mjekësore”, u shpreh ai.

Qytetari vijoi kritikat edhe ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të ministrave.

“Sado ministra të ndryshojnë, kushdo të jetë në krye të mjekësisë e bën mjekësinë më të pamundur për të pamundurit”, tha ai.

Në vijim, ai pretendoi se Rama po përballet edhe me kundërshtime brenda radhëve të tij. “Ramës i kanë dalë kundër edhe të tijtë”, u shpreh qytetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb