Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takojë presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

Mësohet se në takim pritet të diskutohet lidhur me procesin e negociatave të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe ecurinë e këtij procesi.

Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR, një domosdoshmëri për nisjen e mbylljeve të kapitujve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb