Kryeministri Edi Rama sulmoi aktivistin Dritan Goxhaj si të lidhur me Iranin. Qëndrimi i kreut të qeverisë erdhi pasi Goxhaj lexoi në sheshin e protestës së shqiptarëve, deklaratën me pika, ku qytetarët, mes të tjerave, i kërkojnë Ramës edhe dorëheqjen pa kushte.

Rama i qëndron narrativës se protesta është e nxitur nga shërbimet e Iranit.

Deklaratat e kryeministrit janë fyese ndaj popullit që është ngritur në revoltë për largimin e Ramës.

Në sheshin e protestës para Kryeministrisë dhe rrugëve të Tiranës prej 23 ditësh ‘vlon’ energjia e shqiptarëve të cilët kërkojnë ndryshim, duke nisur me largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Akuzat e Ramës
Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë….?¿
Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb