TIRANE – Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim lamtumire me ambasadorin e Gjermanisë, Helmut Hoffman, të cili do të largohet nga Shqipëria pas mbarimit të mandatit.

Kryeministri publikoi një foto të takimit në faqen e tij në “Facebook”, ku e cilësoi ambasadorin Hoffman “si dashamirës i madh i Shqipërisë dhe një mik i mirë”.

Sipas Ramës, ambasadori Hoffman i shërbeu me gjithë zemër forcimit të miqësisë e të partneritetit strategjik me Gjermaninë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: