Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë, ku ka përmbyllur takimet elektorale me qytetarët duke kërkuar mbështetje për kandidatët e tij.
“Sot mund ta flasim por disa vite më parë nuk mund as ta diskutonim, që Korca ka nevojë për Maliqin për ta fuqizuar më tutje ofertë ne vetë turistike. Maliqi punëtor që ka prodhuar tërë jetën, nuk ka qenë kurrë një vend ku mund të imagjinohet se do kishte turistë të huaj. Maliqi do bëhet një nga dhomat e pritjes së këtij qarku për turistët e panumërt që do vijnë këtu. Sot është Pusteci një qytezë e vogël e cila ka filluar të marrë frymë por ka në dispozicion një thesar, që i duhet Korçës si një tjetër vlerë e shtuar. Kur shikoni të ardhmen drejt 2030-ës kuptoni që nuk bëhet fjalë më për disa bashki të ndara nga njëra-tjetra, por për një unitet të madh mes disa bashkive që qendër graviteti ka Korçës dhe rreth saj pikat që e bëjnë të prodhojë shumë më tepër ekonomi dhe zhvillim”, tha Rama, ndërsa shtoi se nuk duhet ta çojnë votën dëm për personat që janë të padëshirueshëm për SHBA.
“Atyre shqiptarëve që sot kanë ndërmend që votën e tyre ta çojnë tek një vend i padëshirueshëm nga SHBA-të dhe që dera e BE-së është e mbyllur njëherë e përgjithmonë, unë iu them që ky është një turp. Ky turp nuk iu bën me turp vetëm ju por Shqipërinë”, tha ai.
