Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, Rutte u shpreh se Shqipëria është një aleate e palëkundur dhe do të arrijë këtë vit 2 përqindëshin e shpenzimeve ushtarake, që është një angazhim i madh.

Ai vlerësoi gjithashtu përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar një bazë industriale ushtarake, duke përfshirë ndërmarrjet shtetërore, si një kontribut kyç për fuqizimin e kapaciteteve të Aleancës.

Fjala e plotë e Mark Rutte:

Është një nder i vërtetë që të kem mikun tim të ngushtë Rama, kryeministrinë  Shqipërisë që na viziton. Shqipëria është një aleate e palëkundur, do të arrijë 2 përqindëshin e shpenzimeve ushtarake këtë vit, që është një angazhim i madh.

Shqipëria po zhvillon bazën e saj industriale përfshirë edhe përmes ndërmarrjeve shtetërore që është e rëndësishme sepse na duhet një bazë e fortë  industriale në mbarë NATO-n.

Ju po ndihmoni shumë Ukrainën, po bëni shumë për të.

Po merrni pjesë në forcat atlantike në Letoni, merrni pjesë në KFOR.

Ju jeni shumë i gjatë por megjithatë Shqipëria nuk është aleati më i madh i yni dhe Shqipëria po bën kaq shumë. Dua t’ju falënderoj që jeni aleat kaq i  patundur. Ju e dini që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria dhe Shqipëria mund të mbështetet gjithmonë tek NATO.

Faleminderit për vizitën dhe që jeni një mik kaq i ngushtë personal dhe për gjithçka që po bëni për NATO-n.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb