Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit.

Ai u shpreh se 42 mijë të rinj e të reja janë punësuar përmes zyrave të punës dhe shërbimeve të ngjashme.

Në këtë shifër sipas tij, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë.

“Shqipëria sipas OECD që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë për një skemë punësimi, ka dhënë një rezultat inkurajues. Janë 7 programe që funksionojnë sot në nxitje të punësimit, për të gjitha kategoritë. Mbi strukturën kemi edhe garancinë rinore që është po zbatohet edhe në Shqipëri, 2200 vajza e djem që përfitojnë prej saj, objektiv i të cilës është që 60 mijë vajza e djem të mbështeten në të gjithë vendit brenda viteve të këtij mandat qeverisës që sapo kemi nisësh”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb